Kryesore Aksidenti me 1 të vdekur në Elbasan, policia arreston shoferen

Aksidenti me 1 të vdekur në Elbasan, policia arreston shoferen

29-vjeçarja me iniciale K.Sh është arrestuar nga policia e Elbasanit pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës ku humbi jetën një pasagjer që udhëtonte me të.

Sipas autoriteteve në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e reja, e cila drejtonte mjetin Volkswagen që u përplas me një minibus me pasagjerë, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga përplasja mbeti i vdekur Kledis Deda, ndërkohë që u plagosën edhe disa pasagjerë të cilët udhëtonin me minibusin.

36-vjeçari Kledis Deda banonte në fshatin Katund i Ri. Ai u dërgua në spital, por plagët ishin shumë të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë mësohet se pjesa tjetër e të lënduarve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.