Politika Albin Kurti: Kosova e shqetësuar se lufta e Putin mund vijë në...

Albin Kurti: Kosova e shqetësuar se lufta e Putin mund vijë në Ballkan

Populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për Sky News.

Ai ka thënë se Putin mund ta bëjë një gjë të tillë “nëpërmjet aleatit të tij në rajon, Serbisë”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pasi sipas tij një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon

“Duam t’i bashkohemi BE-së dhe NATO-s. E kemi NATO-n, por po të pranohemi do të ishte më mirë për popullin e Kosovës, Republikën dhe për gjithë rajonin e kontinentin evropian në përgjithësi”, u shpreh Kurti.