Politika Ambasadori kinez: Dy kompani dhuruan dy mln euro! Batuta e Ramës: Atëherë...

Ambasadori kinez: Dy kompani dhuruan dy mln euro! Batuta e Ramës: Atëherë nga qeveria presim më shumë

Ambasadori kinez në Tiranë ka deklaruar se Kina ishte e gatshme që të sillte ekipe të kërkim-shpëtimit në Shqipërinë, por që nuk arritën në kohë për shkak të largësisë.

Ai bëri të ditur se vendi i tij ka kontribuar me vlera monetare, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.

“Kina, pas shpërthimit të tërmetit ekipi kinez ishte i gatshëm të vinte, por Kina është pak larg. Nëse keni nevojë ne jemi gati të vijmë. Sa i takon donacionit në para, është duke ardhur, nëpërmjet Kryqit të Kuq kinez”, tha ai, teksa bëri të ditur se 2 mln euro janë grumbulluar vetëm nga dy kompani kineze.

Kryeministri Edi Rama ndërhyri duk iu përgjigjur me batutë.

“Nëse dy kompani japin dy milionë, duhet të presim më shumë nga qeveria kineze”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura.