Aktualitet Ambasadorja amerikane tregon pamje nga stërvitja ushtarake “Defender 21”

Ambasadorja amerikane tregon pamje nga stërvitja ushtarake “Defender 21”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, postoi në Twitter një video me pjesë nga stërvitja ushtarake “Defender 21”, që po zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane mbërritën në port.

Kim shkroi në rrjetin social: “Shikoni se si anijet ushtarake pompojnë naftën nga anija në breg. Hera e parë që bëhet ky ushtrim kompleks logjistik në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Më bëhet qejfi kur shoh aleatët dhe partnerët që forcojnë ndërveprimin mes tyre”.