Bota “Amerika është kthyer”, Biden kërkon unitet me BE-në përballë Rusisë dhe Kinës

“Amerika është kthyer”, Biden kërkon unitet me BE-në përballë Rusisë dhe Kinës

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri një kthesë të madhe nga politikat ndërkombëtare të paraardhësit të tij, Donald Trump.

“Amerika është kthyer sërish për të marrë vendin që i takon në lidershipin botëror”, tha ai duke folur në konferencën e sigurisë së Mynihut.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, kërkoi front të përbashkët me Bashkimin Europian përballë fushatave dashakeqase të Rusisë dhe Kinës.

Biden nënvizoi se përkushtimi amerikan në aleancën ushtarake NATO është i palëkundur dhe konfirmoi zhbërjen e vendimit për tërheqjen e trupave nga baza në Gjermani.

“Putini kërkon të dobësojë Europën, projektin europian dhe Aleancën tonë të NATO-s”, tha presidenti amerikan duke shtuar se synimi i Rusisë është të sulmojë demokracitë dhe të mbështesë korrupsionin.

“Një sulm ndaj njërit prej nesh, është një sulm ndaj të gjithëve”, u shpreh Biden në konferencën e sigurisë së Mynihut.