Bota Arabia Saudite ekzekutoi 81 persona brenda një dite, Irani pezullon bisedimet me...

Arabia Saudite ekzekutoi 81 persona brenda një dite, Irani pezullon bisedimet me Riadin

Irani është zemëruar me Arabinë Saudite pas ekzekutimit të 81 personave, mes tyre dhe militant shiitë dhe për këtë arsye ka vendosur që të pezullojë përkohësisht bisedimet me Arabinë Saudite.

Mediat iraniane thonë se vendimi i autoriteteve është për pezullimin e njëanshëm të bisedimeve me Arabinë Saudite, të cilat janë zhvilluar në Bagdad gjatë vitit të kaluar, me qëllim rinovimin e marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Jashtëm iranian tha më herët se raundi i pestë i bisedimeve midis përfaqësuesve sauditë dhe iranianë duhet të vazhdonte të mërkurën, më 16 mars.

Mediat nuk e publikuan arsyen pse u pezulluan bisedimet, por vendimi erdhi pasi në Arabinë Saudite u ekzekutuan 81 të dënuar për vepra të ndryshme, nga vrasjet e deri tek organizatat militante. Shiitët ishin në mesin e të ekzekutuarve dhe prej disa prej tyre jetonin në Iran.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 2016 kur Riadi ekzekutoi imamin e shquar shiit Nimr al-Nimr.