Bota Arabia Saudite i rikthehet vendimit drastik: Mbyll të gjitha xhamitë, edhe dy...

Arabia Saudite i rikthehet vendimit drastik: Mbyll të gjitha xhamitë, edhe dy më të shenjtat në Mekë dhe Medine

Arabia Saudite vendosi dje që xhamitë nuk do të pranojnë më besimtarë që kryejnë pesë lutjet e zakonshme ditore dhe lutjet javore të premteve, në një masë të jashtëzakonshme që synojnë të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lutjet gjithashtu do të pezullohen në xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medinë, vendet më të shenjta të Islamit, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një vendim të Këshillit Shura, organi më i lartë fetar i Mbretërisë.

Xhamitë do të mbyllin derën përkohësisht, por do të vazhdojnë me ezanet në të cilat njerëzit do të orientohen  qqë të kryejnë lutje në shtëpitë e tyre në vend që të vijnë në xhami, njoftoi SPA.

“Institucionet e sigurisë dhe kujdesit shëndetësor kanë vendosur të premten që të ndalojnë lutjet dhe praninë në oborret e Kompleksit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë”, tha një zëdhënës.

Arabia Saudite, me 171 të infektuar por pa raste vdekjesh, ka ndërmarrë masa drastike për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Këto përfshijnë ndërprerjen e ritit të Umra-s, ndalimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare dhe mbylljen e shkollave dhe shumicës së institucioneve publike.