Sport Arbitrat bojkotojnë kampionatin: Ndjehemi të pasigurt në fushë

Arbitrat bojkotojnë kampionatin: Ndjehemi të pasigurt në fushë

Masa e fortë kundrejt skuadrës së Kamzës nuk i ka qetësuar marrëdhëniet mes Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar dhe FSHF-së, që në një vendim të dalë pak minuta më parë kanë deklaruar se do të bojkotojnë kampionatin, duke nisur që këtë fundjavë.

Në arsyetimin e tyre, BASHF pretendon se pasiguria në fushën e blertë i ka shtyrë ata që të marrin këtë vendim ekstrem, ndërkohë që i kanë bërë thirrje FSHF-së që rikthimi i tyre në fushën e blertë do të bëhet vetëm në rast se siguria e tifozëve dhe e ambientit brenda stadiumit do të bëhet nga Policia e Shtetit.

Kujtojmë që ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtoi nga Kategoria Superiore skuadrën e Kamzës, që do e nis sezonin 2019-2020 nga Kategoria e Dytë. Ekipi nga periferia e kryeqytetit u shpall fajtore për shkeljen e rregullores gjatë sulmit nga gjyqtarit të takimit mes tyre dhe Laçit, Eldorian Hamiti.