Kryesore “Arilena, nuk është faji yt”, Elvana Gjata: As balta as helmi s’më...

“Arilena, nuk është faji yt”, Elvana Gjata: As balta as helmi s’më ka hedhur poshtë

Festivali i Këngës në RTSH u shoqërua me polemika edhe në përfundim të tij.

Elvana Gjata mori vendin e dytë në Festivalin e 58-te të këngës në RTSH. Zhgënjimin e shprehu direkt këngëtarja, por edhe mbështetësit e saj, si prezantuesja Alketa Vejsiu. Reagimet kanë qenë të shumta, njerëzit e showbizz-it dhe publiku u ndanë mes fitueses Arilena Ara dhe “humbëses” Elvana Gjata.

Pas gjithë diskutimit rreth votimit dhe fitores, edhe Elvana Gjata u detyrua të thoshte fjalën e saj.

“Arilena…nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses,” shkruan Elvana.

Më tej, falenderon publikun, duke deklaruar se e ka ndjerë në çdo çast, edhe në Festival mbështetjen e fortë për të dhe këngën e saj.

Elvana nuk harron të thumbojë anëtaren e jurisë, Mikaela Minga e cila i dha vetëm dy pikë.

Reagimi i Elvana Gjatës:

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…

Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!

I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!

Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!

Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!

Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume!

Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA

Gezojeni jeten ME TANA

Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

 

View this post on Instagram

 

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi! Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA Gezojeni jeten ME TANA Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on