Bota U dashurua me të dënuarin, oficerja e burgut dënohet me 12 muaj...

U dashurua me të dënuarin, oficerja e burgut dënohet me 12 muaj burgim

Oficerja e një burgu në Britani, e cila u dashurua dhe pati një marrëdhënie pasionante me një të dënuar të rrezikshëm, u dënua me 12 muaj burg për shpërdorim detyre.

27-vjeçarja Ayshea Gunn, e diplomuar për kriminologji dhe psikologji u shpall fajtore pasi i kishte treguar të dashurit të saj të burgosur taktikat e kontrollit të rojeve të burgut, madje i kishte dërguar atij video tepër sqaruese. Në më pak se 6 muaj, ajo dhe i dënuari Khuram Razaq kanë pasur më shumë se 1200 telefonata.

Gunn gjithashtu i kishte dërguar një palë të brendshme, të dashurit të saj, i cili po vuan një dënim prej 12 vjetësh për grabitje të armatosur në burgun e Berwyn.