Aktualitet Arkitekti Boeri: Pas tërmetit, rindërtim me dru dhe çelik

Arkitekti Boeri: Pas tërmetit, rindërtim me dru dhe çelik

Arkitekti italian Stefano Boeri deklaroi sot se ajo që po bëhet në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit është shumë e rëndësishme.

Duke folur në ceremoninë e përurimit të veprës së tij “La Radura” në Tiranë ku u zhvillua edhe një diskutim i hapur i arkitektëve shqiptarë dhe të huaj mbi projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, Boeri tha se, “Italia dhe Shqipëria janë të lidhura nga shumë gjëra, edhe nga rrezikshmëria sizmike”.

Edi Rama foli për shtëpitë që ekzistonin në Siçili, tërmeti i 68-ës Bellici dhe ne kemi ende barraka aty, të themi të vërtetën. Kjo do të thotë se përpjekja që unë po e ndjek dhe që po bëhet në Shqipëri është një përpjekje shumë e rëndësishme sepse sfida është pikërisht ajo që të tregojmë se mundet të ndërhyjmë në mënyrë të shpejtë me një rindërtim i cili kapërcen fazën e emergjencës së përkohshme”.

Sepse, shtoi arkitekti italian, “kemi mësuar shpesh herë edhe nga tërmete të tjera në Itali për shembull tërmeti i Irpinias apo i Aquialas apo ai në Amatrice dhe Norcia dhe mendoj se emergjenca e përkohshme është një hipokrizi e plotë. Sepse ndërtohet  menjëherë, ndërtohet keq me struktura që qëndrojnë aty 10, 20 apo 30 vjet. Besoj se sot kemi teknologjitë, kapacitetet e duhura për të aktivizuar një rindërtim solid të vazhdueshëm duke përdorur materiale si druri që janë materiale të jashtëzakonshme për të cilat si Shqipëria dhe Italia kanë disponibilitet dhe që shpesh nuk përdoren sepse nuk dimë sesi t’i përdorim”.

Por, tha Boeri, “duke përdorur edhe materiale të tjera tradicionale si çeliku, si gëlqerja, duke krijuar edhe hapësira të tjera sepse sfida e re e tërmetit nuk është si cunami, nuk është stuhi, por lind nga toka, ku jemi mësuar të ecim, nga vendet ku jemi mësuar të shkojmë dhe kjo ndjenjë tradhtie është një nga gjërat më të vështira për t’u kaluar”.