Bota Zvicra do të shpërblejë personat që bindin të tjerët të vaksinohen

Zvicra do të shpërblejë personat që bindin të tjerët të vaksinohen

Qeveria zvicerane planifikon të ofrojë një bonus prej 50-frangash

Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër COVID-19 do të shpërblehen, një vendim i cili inkurajon njerëzit të vaksinohen.

”Personat  që nxisin të tjerët të marrin vaksinën do të marrin kuponë me vlerë 50 franga”,  u shpreh ministri i Shëndetësisë, Alain Berset. Kuponët mund të përdoren në restorante ose kinema.

Qeveria zvicerane do të shpenzojë 150 milionë franga për këtë plan i cili sipas Berset është një  investim  tepër i vlefshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se 50 milionë franga shpenzohen aktualisht çdo javë për testet e Covid.

Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë 50 qendra të tjera të lëvizshme të vaksinimit. Njësi falas vaksinimi do të ketë kudo ku mblidhen njerëz në stadiumet e futbollit, qendrat tregtare, autobusë etj.

Rreth 42% e popullsisë së saj prej 8.7 milionë nuk është vaksinuar plotësisht, ende çka tregon se Zvicra ka një normë të ulët vaksinimi.