Aktualitet Arrestohet 44-vjeçari, kapet me mbi 1 kg kokainë dhe 39 thika

Arrestohet 44-vjeçari, kapet me mbi 1 kg kokainë dhe 39 thika

Mbi 1 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia e Tiranës pas një operacioni të koduar “Chivas Regal”. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar i quajtur, Haxhi Mykaj.

44-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan. Gjatë kontrollit të mjetit, autoritetet i gjetën përveç kokainës edhe 39 thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.