Aktualitet Arrestohet avokati që kërkoi 12 mijë euro për të ndikuar tek Ministria...

Arrestohet avokati që kërkoi 12 mijë euro për të ndikuar tek Ministria e Drejtësisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në bazë të një hetimi të nisur pas denoncimit nga emisioni “Stop” në Tv Klan, ka dërguar për gjykim avokatin Lavdosh Shehu.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se Shehu me ka kërkuar një shumë prej 12.000 Eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të tij nga Italia dhe për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Organi i akuzës më tej shton se Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit një shumë prej 5.000 Eurosh.

Më pas SPAK çështjen e ka dërguar në gjykatë dhe për avokatin Lavdosh Shehu është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Për të rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.