Aktualitet Arrestohet në Prizren Indrit Taullai

Arrestohet në Prizren Indrit Taullai

Policia e Kosovës ka arrestuar Indrit Taullain, ish-anëtarin e bandës së Durrësit. Lajmi u bë ditur nga policia në Kosovë, e cila njoftoi se ndalimi i tij ishte bërë me kërkesë të Interpol Tiranës.

Sipas policisë, Taullai është arrestuar mesditën e sotme në një qendër tregtare në Prizren, pasi dyshohet për pjesëmarrje në organizate kriminale në Shqipëri.

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite heqje lirie si pjesë e bandës së Durrësit dhe ishte liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës së Lartë për t’u trajtuar në kushte spitalore pasi vuante nga sëmundje e rëndë.