Kryesore Artan Hoxha: Garda kishte plan për evakuuar Bashën, në ruajtje ishte dhe...

Artan Hoxha: Garda kishte plan për evakuuar Bashën, në ruajtje ishte dhe Alibeaj

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan protestën e zhvilluar në datën 8 Janar pasa selisë së PD.

Hoxha ka treguar sot se për Lulzim Bashën ka pasur një plan evakuimi dhe kreu i PD ka qenë i ruajtur nga 7 persona nga Garda  e Rebublikës. Po ashtu sipas gazetarit në mbrojtje ka qenë dhe Enkelejd Alibeaj, pasi është nënkryetar i Kuvendit.

“Garda e Republikës e ka marrë objektin që në dorëzim që në orën 09:00, ishin 6 persona dhe më pas ka ardhur një i 7. Ata e izoluan Bashën që në fillim, ndaj Basha pati garanci dhe qëndroi. Garda më pas e mori Bashën dhe evakuuan. Njëri nga gardistët u mor me sigurinë e Enkelejd Alibeajn, pasi është nënkryetar Kuvendi. Atë ditë garda ka ruajtur Bashën dhe Alibeajn. Garda nuk e evakuoi Bashën, pasi kishte një garanci që kur të hapej dera do të ndërhynte menjëherë policia”, tha Hoxha.

Më tej u shpreh se policia ndërhyri kur u thye dera kryesore nga xhamia dhe shtoi se nëse do të ishte vonuar dhe pak minuta mund të kishte pasur përplasje mes protestuesve.

“Policia ndërhyri kur u thye dera kryesore nga xhamia, pasi nga brenda nuk kishte më mbrojtje. Nëse policia do të vonohen 4 minuta do të kishte një konfrontim fizik mes protestuesve dhe atyre që ishin brenda”, tha ai.

Telefonatën në polici sipas gazetarit e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ndërsa personat e vetëm të armatosur në seli gazetari thotë se kanë qenë punonjësit e gardës.

“Policia e shtetit cakton një zyrtar i cili quhet pika e kontaktit që e njeh mirë dhe është në gjendje ta lexojë situatën. Personi i parë që ka kërkuar ndihmë ka qenë Bardhi. Ndihma është kërkuar që kur dera e brendshme ka filluar të dobësohet. Që në atë moment ka kërkuar ndihmë, mirëpo policia se shikonte dot s’e çfarë ndodhte brenda dhe se vlerësonte dot sa e rrezikshme ishte situata.

Policia është vonuar sepse nuk e shihte dot situatën, garda ishte në kat të dytë dhe s’e shihte po ashtu derën. Të vetmit persona të armatosur kanë qenë punonjësit e gardës. Unë po them të verifikuar.  Ndërhyrja e policisë është bërë kur tokmaku shembi derën”, tha ai.

Protesta e 8 janari agravoi në dhunë. Ishte policia ajo që bëri shpërndarjen e protestuesve, ndërsa më pas selia e PD u rrethua me shiritat “skenë krimi”. Një grup hetimor i Prokurorisë i drejtuar nga kreu i Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, qëndroi për afro 4 orë për të mbledhur prova si brenda dhe jashtë godinës së selinë blu. Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se i ka drejtuar hetimet për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike në 3 drejtime.