Sport Asani kërcënon çekët: Në Tiranë iu pret ‘ferri’

Asani kërcënon çekët: Në Tiranë iu pret ‘ferri’

Jasir Asani ua ka bërë të qartë çekëve se do të luajnë një sfidë stresuese në stadiumin “Air Albania”.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit ndihet i karikuar për ndeshjen e rëndësishme.

Në Çeki lojtarin kuqezi e njohin mirë.

Në një intervistë për median çeke “iDNES”, 28-vjeçari përshkroi entuziazmin te tifozët shqiparë për sfidën.

“Prisni ferrin! Në stadium dhe në rrugë. Në vendin tonë ka eufori për futbollin. Barazuam në takimin e parë, por këtë herë luajmë në shtëpi e duam që të fitojmë”

Kombëtarja çeke pritet që të rreshtohet me formacionin 3-4-3, si në sfidën e takimit të parë në Pragë.