Politika Balla: Dokumentet me firmën e Bashës në faqen e DASH

Balla: Dokumentet me firmën e Bashës në faqen e DASH

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi edhe një herë çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, për të cilën bëri një ditë më parë një postim në Facebook, ku shpërndau një lajm të botuar nga gazeta gjermane “Bild”.

“Duhet që domosdoshmërish, pa humbur kohë, të forcojmë legjislacionin që lidhet me financimin e partive politike. Ai duhet të jetë transparent”, tha Balla.

“Ajo që ka ndodhur me rastin e përfshirjes së një kompania offshore​, si “Biniatta Trade”, e deklaruar se ka marrë përsipër të paguajë në emër të PD te një lobist në dëm të imazhit të Shqipërisë është e pandryshueshme. Nuk ka rëndësi e publikon një media apo jo. Ky është një akt i publikuar në një faqe zyrtare të një institucioni zyrtar”, tha Balla.