Politika Bardhi në mbledhjen e Grupit të Alibeajt: Të gjendet zgjidhje, opozita duhet...

Bardhi në mbledhjen e Grupit të Alibeajt: Të gjendet zgjidhje, opozita duhet të dalë me kandidatë unik

Gazment Bardhi, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje për situatën ku ndodhet sot opozita shqiptare, që sipas tij duhet të dal me kandidatë unik në zgjedhjet e 14 Majit.

“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë Partinë Demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi.

Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majit.

Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”, u shpreh në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.