Kryesore Basha: Gjendja ekonomike dhe kriza politike janë rënduar pas tërmetit

Basha: Gjendja ekonomike dhe kriza politike janë rënduar pas tërmetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me Kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar, ka deklaruar se “gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për t’u mbyllur gojën mediave”.

“Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave duke i bërë presion kujtdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm së kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”, ka thënë Basha.

Kreu demokrat, në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit, tha: “Ervin Salianji mori dënim politik sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministrit të Brendshëm. Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri që kanabizoi Shqipërinë me Ramën dënohet me punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg”.

Basha ka njoftuar se dita e nesërme e në vazhdim do të jetë periudha më intensive politike”.