Politika “Basha mori një makinë 130 mijë euro”, PD kallëzon për herë të...

“Basha mori një makinë 130 mijë euro”, PD kallëzon për herë të dytë kryebashkiakun Veliaj

Partia Demokratike ka kallëzuar sërish për shpifje, për herë të dytë brenda javës, kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas selisë blu, Veliaj ka nisur një fushatë denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës.

Nga sa mësohet, padia ndaj kryebashkiakut Veliaj ka ardhur për shkak të deklaratave të tij se kreu i PD, Lulzim Basha, mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri.

Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimi i Erion Veliajt, për shpifje, me qëllim dëmtimin e imazhit të kreut të PD dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”, thuhet në padi.