Politika Basha pajton lobist për krizën në PD, zyrtari i CDU-së takime me...

Basha pajton lobist për krizën në PD, zyrtari i CDU-së takime me Berishën e Bashën

Elmar Brok, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së

Lulzim Basha ka pajtuar një lobist për të ndërmjetësuar në konfliktin e brendshëm në PD.

Sipas Euronews Albania, Elmar Brok, ish-kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka mbërritur dje në Tiranë për të ndihmuar Bashën në përplasjen brenda PD-së.

Ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropian, të mërkurën në mbrëmje darkoi me Lulzim Bashën. Po dje ai u takua me Sali Berishën.

Ndërkohë, Brok është takuar sot me Jozefina Topallin. Ai do të takohet edhe me deputetë kundërshtarë të Bashës brenda PD-së formale.

Brok u ka thënë palëve që Basha pranon që të ketë një proces të vetëm zgjedhjesh në PD midis të gjitha palëve, por kërkon që të mbetet kryetar i PD-së dhe t’i menaxhojë ai zgjedhjet.

Ky propozim i Brok është hedhur poshtë nga Sali Berisha dhe përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit.

Brok punon si lobist për Bashën që para zgjedhjeve të prillit 2021. Ai ka shërbyer si eurodeputet nga viti 1980 deri në 2019.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të takojë kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, duke shmangur në këtë mënyrë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.