Politika Basha rikthehet në Laç: Banorët ndihen të pasigurt dhe të braktisur

Basha rikthehet në Laç: Banorët ndihen të pasigurt dhe të braktisur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në zonën e Laçit ku u takua me banorët e prekur nga tërmeti i së martës.

Lulzim Basha u informua nga banorët për situatën e rëndë që po kalojnë dhe deklaroi se shumë prej tyre ndihen të pasigurt dhe të braktisur.

“U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare. Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa”

Kreu i demokratëve, gjithashtu shtoi se banorët i janë ankuar për mungesa të theksuara të ushqimeve dhe rroba.