Kryesore Basha takohet me sekretarin e OSBE: Të kemi edhe ne zgjedhje me...

Basha takohet me sekretarin e OSBE: Të kemi edhe ne zgjedhje me standardet e Kosovës

Pas takimit me Thomas Greminger, sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Lulzim Basha u shpreh se tema kryesore e takimit ishin zgjedhjet. Basha u shpreh se të paktën vendi ynë duhet të ketë zgjedhje me standardet e Kosovës.

Basha theksoi se opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me ato lokale.

“Tema kryesore ka qenë tema e zgjedhjeve. Opozita është e vendosur për të dhënë kontributin e saj për këtë reformë dhe për këtë nevojitet vullnet politik, i cili mungon nga pala tjetër, e cila është pala e kapur në shkatërrimin e 3 palë zgjedhjeve. Ne kemi diskutuar për ndihmën që OSBE mund të japë në këtë drejtim. Rruga jonë është e njëjtë me kushtet e vendosura nga Bundestagu.

Zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë zgjedhje kushtetuese dhe të ndershme lokale.

OSBE ofron këto 3 mundësi. Detyrimet që ka për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të ofrojë ekspertizë dhe së treti që të ndihmojë në një dialog të vërtetë që të ketë një produkt”, tha Basha.