Sport Bayerni blen… shoferin e Sadio Mané

Bayerni blen… shoferin e Sadio Mané

Sadio Mané mbërriti tek Bayerni nga Liverpooli disa javë më parëe. Edhe pse koha ka qenë e shkurtër, sulmuesit afrikan i mjaftoi për t’u përshtatur te kampionët e Bundesligës. Senegalezi realizoi gol në finalen e Superkupës së Gjermanisë, të fituar 5-3 kundër Leipzigut.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit duket se ka gjetur ambientin e përshtatshëm në Bavari, por duhet pranuar se edhe drejtuesit e Bayernit po bëjnë gjithçka që ai të ndihet sa më mirë.

Një nga miqtë e tij më të mirë, sulmuesi i Beninit, Desiré Segbe Azankpo, gjithashtu ka nënshkruar për Bayernin. Ai ishte futbollist i Dunkirk-ut në kategoritë e ulëta në Francë, por klubi pasi ra nga kategoria, nuk i rinovoi kontratën.

Tani sulmuesi dhe miku më i mirë i Manésë ka nënshkruar deri në vitin 2024 me Bayernin dhe pritet të luajë në ekipin e dytë.

Desiré Segbe ra në sy në Mynih sepse bënte shoferin e Mané: e shoqëronte në fushën e stërvitjes, linte qendrën e stërvitjes dhe kthehej për të marrë për në shtëpi.

Të dy lojtarët takohen sërish pasi më parë kanë luajtur te Metz, në Francë.