Sport Ronaldo analizon garën për titull në Itali: Interi me Lukakun është favorit,...

Ronaldo analizon garën për titull në Itali: Interi me Lukakun është favorit, por Juvja…

Ronaldo Luiz Nazario da Lima, ndryshe i njohur si Fenomeni, ka folur sot për Gazzetta dello Sport dhe ai sheh Interin si ekipin favorit për fitimin e Serie A. Rikthimi i Romelu Lukakut ka forcuar ekipin e Simone Inzaghit, afrim për të cilin braziliani i famshëm mendon se do të bëjë diferencën.

“Interi mund ta fitonte titullin edhe sezonin e kaluar. Në të vërtetë, le të themi se në një moment të caktuar ata praktikisht e kishin fituar titullin… Titulli u humb nga disfata në derbi dhe menaxhimi i keq i dy muajve të vështirë të sezonit.

Janë momente kur ke nevojë për kurajo. Janë disa ndeshje delikate të cilat duhet t’i fitosh, nuk mund t’i barazosh. Tani është rikthyer edhe Lukaku, i cili bën diferencën në Itali. Ai dhe Lautaro janë një kopje pothuajse perfekte”, deklaroi për GDS Ronaldo, i cili veshi fanellën e Interit në vitet 1997-2002.

A do ta kishte fituar Interi titullin me Lukakun vitin e kaluar? “Unë nuk jam një fallxhor, por ai është atje tani. Interi e humbi titullin duke humbur derbin dhe duke keqpërdorur dy muajt e fundit të sezonit. Janë ato momente që duhet guxim për të fituar ndeshje të komplikuara.

Mendoj se këtë sezon Inter do të jetë një nga favoritët për të fituar Serie A”, është shprehur fenomeni Ronaldo. Ai ka lëshuar këto fjalë për Gazzetta dello Sport për Zlatan Ibrahimovic: “Ibra është një dhuratë që Milani mund t’i bëjë vetes në një moment të sezonit. Por unë mendoj se i pari që është kurioz të shohë se si do të kthehet ai. është ai.. Kur luftoja me gju herë pas here pyesja veten: ‘Si do të jetë të kthehesh?’”.

Milani për titull? “Do të luajë sepse ka një bazë të rëndësishme, të përbërë nga lojtarë dhe një ide për futbollin që mendoj se do të mbetet, por ka ende vend për përmirësim…

Por, siç e thashë, shoh Juventus-Inter si në kohët kur isha unë. Juventusi është fuqizuar edhe më shumë me merkaton që ka bërë dhe tashmë do të jetë gati. Pa harruar që do të kthehet edhe Chiesa. Di Maria është kampion, gjithashtu Pogba”.