Bota Biden shpall një tjetër president “non grata”, së bashku me familjen dhe...

Biden shpall një tjetër president “non grata”, së bashku me familjen dhe ministrat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur të shpallë “non grata” dhe t’i ndalojë hyrjen në vend homologut nga Nikaragua, Daniel Ortega.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi sot një ligj që rrit dhe koordinon sanksionet amerikane kundër zyrtarëve të Nikaraguas, pasi presidenti Daniel Ortega mbajti të dielën zgjedhje që u konsideruan gjerësisht jolegjitime.

Presidenti Ortega u shpall ”persona non grata” duke iu ndaluar hyrja në SHBA.

Në listë ishin edhe bashkëshortja, zëvendëspresidenti Murillo dhe disa ministra të tjerë, të akuzuar se kanë kryer ”atentat” ndaj demokracisë.

“Represioni dhe abuzimet e qeverisë së Ortegës dhe të atyre që e mbështesin, detyruan SHBA-në të reagojë”, shkruhet mes të tjerash në dekretin e presidentit Biden.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden ka nënshkruar ”Aktin Përforcues të Aderimit të Nikaraguas”, një projektligj që koordinon sanksionet e SHBA me diplomatët kanadezë dhe evropianë, kërkon marrëdhënie të klasifikuara dhe të paklasifikuara për korrupsionin e Ortegës dhe përfshirjen ruse në Nikaragua dhe mbështet median e pavarur në vend.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin, të njohur si ”Akti Renacer”, me një votim 387-35 javën e kaluar, përpara zgjedhjeve të së dielës në Nikaragua.

“Ne dënojmë fuqishëm përpjekjen mashtruese të regjimit Ortega-Murillo për të mbajtur pushtetin në Nikaragua përmes zgjedhjeve të rreme më 7 nëntor, pas arrestimit dhe burgosjes së anëtarëve të shoqërisë civile dhe opozitës politike”, theksoi senatori i Floridës, Marco Rubio në një deklaratë dypartiake me senatorët amerikanë pas votimit.

“Këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe si të tilla rezultatet nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit të Nikaraguas”, shtoi ai.

Administrata e Biden-it kishte sanksionuar katër nikaraguanë, përfshirë vajzën e Ortegës, në qershor, pasi qeveria amerikane i akuzoi ata se ndihmuan në goditjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në gusht, Bashkimi Evropian njoftoi sanksione të mëtejshme kundër tetë nikaraguanëve, duke përfshirë bashkëshorten e Ortegës si dhe nënpresidentin Rosario Murillo.