Bota Bie avioni rus me 65 robër lufte

Bie avioni rus me 65 robër lufte

Një avion ushtarak transporti rus u rrëzua mëngjesin e sotëm në rajonin e Belgorodit, në kufi me Ukrainën.

Autoritetet ruse thanë se në bord ishin 65 robër lufte ukrainas që do të liroheshin në bazë të një shkëmbimi.

Sipas të njëjtave burime në bord ndodheshin edhe 6 anëtarë të ekuipazhit dhe 3 shoqërues.

Moska akuzoi ukrainasit se kishin rrëzuar avionin, por Kievi nuk është shprehur ende.