Ekonomi Biznesi i vaksinës/ Pfizer, 65 miliardë dollarë në dy vjet  

Biznesi i vaksinës/ Pfizer, 65 miliardë dollarë në dy vjet  

Gjashtëdhjetë e pesë miliardë dollarë në dy vjet nga shitja e vaksinës Covid. Kjo është shuma që Pfizer pret. Analistët, të cilëve u referohet La Stampa, parashikojnë shitje në masën 36 miliardë dollarë deri në fund të vitit dhe 29 miliardë të tjera vitin e ardhshëm.

Shifrat, megjithatë, mund të rriten më tej, sepse kompania farmaceutike ka kapacitetin për të prodhuar 4 miliardë doza në vit, por – për momentin – mendon të shesë vetëm 1.7 miliardë të tilla.

Shifrat e shpallura për vitin e ardhshëm tashmë tejkalojnë vlerësimet e analistëve, por gjiganti i farmaceutikës kërkon të nënshkruajë marrëveshje të reja me vende të tjera për të rritur më tej shitjet në 2022.

Për më tepër, është në pritje të hapjes së dritës jeshile për vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç. SHBA e ka marrë një vendim të tillë dhe Europa është drejt tij. Vaksina e zhvilluar në bashkëpunim me BionTech kap 44% të shitjeve totale vjetore të grupit. Vaksina gjeneroi 13 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e tretë.