Aktualitet Bllokohen në Theth dy turiste nga Izraeli

Bllokohen në Theth dy turiste nga Izraeli

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar se dy turiste nga Izraeli kanë mbetur të bllokuara në rrugën këmbësore nga Vuthaj në drejtim të majës së Pejës në Theth.

Dy vajzat dyshohet të kenë humbur orientimin për shkak të mjegullës së dendur.

Në drejtim të zonës janë nisur banorë të Thethit dhe një punonjës i zonave të mbrojtura. Njoftimi është dhënë nga nëna e vajzave, e cila ka komunikuar me bujtinën pritëse në Theth.