Ekonomi Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri të karburantit

Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri të karburantit

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimin e ri për shitjen e karburantit në vend.

Nga e shtuna në orën 18:00, një litër naftë do të shitet me 232 Lekë/litri.

Ndërkohë një litër benzinë do të tregtohet për 212 lekë, kurse litri i gazit do të jetë 104 lekë.

Në njoftimin për mediat thuhet se vendimi vjen si reflektim i ndryshimit të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Këto çmime për shitjen e karburanteve do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Çmimi tavan të tregtimit me shumicë:

220 Lekë/litri për gazoilin;
200 Lekë/litri për benzinën;
92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Çmimi tavan të tregtimit me pakicë:

232 Lekë/litri për gazoilin;
212 Lekë/litri për benzinën;
104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.