Bota Boris Johnson nis zyrtarisht detyrën si kryeministër i Britanisë së Madhe

Boris Johnson nis zyrtarisht detyrën si kryeministër i Britanisë së Madhe

Kaloi çdo pengesë, madje dhe një protestë të vogël të aktivistëve kundër ndryshimeve klimatike. Boris Johnson nisi zyrtarisht detyrën si kryeministër i Britanisë së Madhe, pasi mori mandatin nga Mbretëresha Elizabet e Dytë.

Me largimin nga Pallati Buckingham, shefi i ri i qeverisë u drejtua tek rezidenca kryeministrore “Downing Street”. “Dua ta ndryshoj vendin për mirë”, ishte fjalia e parë si kryeministër.

Më tej, foli edhe për çështjen më të rëndësishme për Britaninë: largimin nga Bashkimi Europian: “Dyshuesit, ata që parashikojnë katastrofë dhe negativët do të gabohen. Personat që do të vënë bast kundër Britanisë do të humbasin bluzat e tyre pasi ne do rikthejmë besimin tek demokracia jonë. Do të përmbushim premtimet e përsëritura të Parlamentit për qytetarët. Do të largohemi nga BE më 31 tetor, nuk ka nëse apo por”.

Johnson shpalosi edhe planin e tij se si do ta arrijë këtë: “Ne do të bëjmë një marrëveshje të re më të mirë, që do të rrisë mundësitë për Brexit, që na lejon ne të zhvillojmë një marrëdhënie të re me pjesën tjetër të Europës të bazuar në tregti të lirë dhe mbështetje të ndërsjelltë. Kam shumë besim se do ta arrijmë për 99 ditë”.

Gjatë të enjtes, kryeministri i ri do të publikojë dhe ekzekutivin e tij, i cili pritet të ketë një përbërje më të balancuar sa i përket gjinive.