Kulturë Cameron Diaz i rikthehet aktrimit falë Jamie Foxx

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit falë Jamie Foxx

Pas 8 vitesh shkëputje, aktorja Cameron Diaz po bën sërish filma.

Diaz, e cila zyrtarisht konfirmoi tërheqjen e saj nga Hollywood në 2018, do të luajë në filmin e ri të Netflix “Back in Action”, së bashku me Jamie Foxx. Të dy më parë luajtën së bashku në “Annie” të vitit 2014, shfaqja e fundit e Diaz në filmin artistik.

“(Jamie Foxx) vetëm ti mund të më kthesh në aksion”, shkroi aktorja në Instagram pas njoftimit.

Netflix nuk ka caktuar ende një datë për publikimin e filmit, por Foxx shkroi në Twitter se prodhimi do të fillojë këtë vit.

Foxx festoi rikthimin e Diaz në Twitter, duke postuar një regjistrim të të dyve duke biseduar për rikthimin e saj.

Edhe pse jo aq aktive në Hollywood vitet e fundit, Diaz mbeti e zënë duke lançuar një linjë verërash organike.

Vitin e kaluar, Diaz deklaroi se, si nënë, nuk mund ta imagjinonte më të ishte në një sheshxhirim filmi për 16 orë në ditë.

Diaz u martua me këngëtarin e Good Charlotte, Benji Madden në vitin 2015, dhe të dy kanë një fëmijë së bashku, Raddix, i lindur në 2020.