Extra Çfarë skene! Ish e dashura i ndërpret dasmën, shkon e veshur si...

Çfarë skene! Ish e dashura i ndërpret dasmën, shkon e veshur si nuse (VIDEO)

Në ditën e martesës së tyre, një çift kinez u ndesh me një skenë dramatike.

Ish e dashura e dhëndrit shkon në ceremoni e veshur si nuse dhe kërkon që të ribashkohen.

Tridhjetë sekonda të një videoje të transmetuar nga mediet aziatike, tregojnë dy drama sentimentale: ato të çiftit që e kanë parë veten duke iu prishur dita më e bukur e jetës dhe ish e dashura e dhëndrit që duket e dëshpëruar.

Dy  të porsamartuarin po shkonin drejt altarit dhe ish e dashura u shfaq papritur, e veshur si nuse.

“Të lutem kthehu me mua”, thërriste ajo e dëshpëruar.