Kuriozitete CIA i bashkohet rrjetit Instagram. Në postimin e saj të parë janë...

CIA i bashkohet rrjetit Instagram. Në postimin e saj të parë janë foto që mbartin mesazhe të fshehta

CIA i bashkohet rrjetit social Instagram me një foto e cila shfaq një tavolinë të mbushur me mesazhe të fshehta dhe ngacmon vëmendjen e ndjekësve. Pyetja qëndron, a mund ti zbuloni këto mesazhe?

Në pamje të parë imazhi demostron një ambjent të zakonshëm pune ku shfaqen disa letra dhe shkrime. Por asgjë nuk është ashtu siç duket dhe në një inspektim më të thellë shumë prej sendeve kanë një kuptim sekret.

Ky është misioni juaj… A duhet ta pranoni atë? Vështroni më afër dhe do të shihni distinktivin e drejtorit të CIA, Gina Haspel.

Objekte antike, statuja floriri, pranga të vendosura në një kuti, një orë dhe shumë orendi të tjera misterioze.