Aktualitet Çifti i të moshuarve lidhen dhe grabiten gjatë natës në shtëpinë e...

Çifti i të moshuarve lidhen dhe grabiten gjatë natës në shtëpinë e tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vermosh të Malësisë së Madhe. Dy të moshuar, në shtëpinë e tyre, janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.

Pre e grabitjes janë Tom Tinaj me bashkëshorten, në qendër të fshatit Vermosh. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës.

Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.