Ekonomi Çmimi i naftës rritet në 233 lekë për litër

Çmimi i naftës rritet në 233 lekë për litër

Çmimi i naftës shkon në 233 lekë për litër, nga 221 lekë që ishte ditën e djeshme.

Ky çmim është miratuar nga Bordi i Transparencës që është krijuar nga qeveria kur çmimi i naftës u rrit.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili ka shkuar 218 lekë për litër.

Çmimi i gazit ka qëndruar në të njëjtin nivel, 93 lekë për litër.