Sport Dënimi shembullor, Diego Costa nuk luan më këtë sezon

Dënimi shembullor, Diego Costa nuk luan më këtë sezon

Sulmuesi i Atletico Madridit Diego Costa nuk do të luajë më këtë sezon, pasi është pezulluar për 8 ndeshje nga Disiplina në Federatën Spanjolle.

Dënimi lidhet me sjelljen rrugaçërore të braziliano-spanjollit në ndeshjen kundër Barcelonës javën e shkuar.

Në pjesën e parë Diego Costa shkoi tek arbitri për të kundërshtuar një vendim dhe lëshoi një breshëri ofendimesh, duke i përmendur edhe nënën arbitrit.

Karton i kuq direkt, ndërsa Diego Kosta justifikohej duke pretenduar se kishte sharë veten e tij dhe jo arbitrin.

Gjithsesi, Federata spanjolle ka pasur edhe audio në dispozicion dhe Diego Costa ka marrë dënimin maksimal, 8 ndeshje.

Katër prej tyre janë dhënë për fjalorin e përdorur, 4 për faktin se kapi për krahu arbitrin.

Sulmuesi mbyll sezonin dhe sjellja e tij me siguri do të detyrojë Atletico Madridin ta heqë qafe në merkaton verore.