Aktualitet Dënohet me 17 vite burg ish-nënkomisari i Fierit

Dënohet me 17 vite burg ish-nënkomisari i Fierit

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 17 vite burg ish-nënkomisarin e Ferit, Festim Lelaj, i arrestuar në 2017 për trafik droge pas sekuestrimit të 2.5 ton kanabis.

Këtë dënim kërkon dhe SPAK, ndërsa nënkomisari Lelaj ka mohuar akuzat.

Lelaj akuzohet për trafikim të narkotikëve, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtën çështje janë dënuar më parë dhe Emiljano Çili, me 12 vite dhe Artur Riza, po me 12 vite, por në mungesë, për të njëjtat vepra penale.