Aktualitet Detaje nga aksidenti në Tiranë, të plagosur prindërit dhe fëmija 3 muajsh

Detaje nga aksidenti në Tiranë, të plagosur prindërit dhe fëmija 3 muajsh

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e së dielës në Tiranë.

Në aksidentin e ndodhur në “Rrugën e Kavajës” mësohet se makina ka përplasur 3 persona, dy prindërit dhe një fëmijë të vogël, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.