Aktualitet Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë kur 54-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Divjakës dhe ka bërë kallëzim ndaj një 32-vjeçari se e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës.

Mësohet se padia është bërë ndaj të riut D.S, banues në Divjakë. Policia thotë se kallëzimin e ka referuar në prokurori për vlerësime të mëtejshme.