Aktualitet Dhunoi e tentoi të digjte të dashurën, arrestohet 25-vjeçari

Dhunoi e tentoi të digjte të dashurën, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e 25-vjeçarit Ardit Ç., të riut i cili akuzohet se së bashku me dy shokët e tij dhunoi e tentoi të digjte me benzinë të dashurën 16-vjeçare.

Ngjarja e rëndë, sipas policisë, ndodhi në ambientet e jashtme të një pallati në kryeqytet.

Më herët, policia kishte mundur të arrestonte në flagrancë shokët e 25-vjeçarit, Enea H. dhe D.M. 17 vjeç.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.