Politika Dhuroi 1 mln euro për të prekurit nga tërmeti, Meta pret Pacollin

Dhuroi 1 mln euro për të prekurit nga tërmeti, Meta pret Pacollin

Ilir Meta ka pritur në Presidencë paraditen e së martës Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në një postim në “Facebook”, Meta ka publikuar një foto nga takimi, ndërsa shkruan se e ka falënderuar Pacollin për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

“Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli. E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruan Meta.