Politika Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj...

Djegia e mandateve sjell përplasje edhe në PE. Doris Pack: Masa ndaj Fleckenstein

Kriza politike në Shqipëri nuk është e shtrirë vetëm në frontin opozitë-mazhorancë brenda vendit, por edhe në Bruksel, aty ku Doris Pack dhe Knut Fleckenstein janë rreshtuar në kahët respektivë dhe janë përplasur me deklarata.

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, me anë të një mesazhi në Twitter ka kërkuar që të merren masa ndaj reporterit për Shqipërinë në rast se vërtetohen pretendimet se ai i ka kërkuar kandidatëve pasues në listën e PD-së, që të futen në Parlament pas djegies së mandateve nga opozita.

Pack thekson se ky akt është i papranueshëm dhe shkon në favor të qeverisë së PS.

“Nëse është vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshëm në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan Doris Pack.