Kryesore “Do të më pëlqente të vija në Shqipëri”, Edi Rama takon Elon...

“Do të më pëlqente të vija në Shqipëri”, Edi Rama takon Elon Musk në Romë

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Romë pronarin e platformës X dhe SpaceX Tesla, Elon Musk.

Miliarderi, ashtu si edhe Rama, ndodhen në Romë me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Rama ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar me Musk që rrethohet nga kameramanë dhe simpatizantë të shumtë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi.

Gjatë bisedës Musk ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë dhe kryeministri Rama i ka garantuar se nuk do të pendohet për vizitën e tij.

Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!

Edi Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh.

Në kryeqytetin italian është mbajtur sot një festival politik konservator, i organizuar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe partia e saj “Vëllezërit e Italisë”.