Aktualitet Ndodh edhe kjo! 39-vjeçari në Sarandë shkon për të vjedhur, por mbetet...

Ndodh edhe kjo! 39-vjeçari në Sarandë shkon për të vjedhur, por mbetet pa ndenja nga mbidoza e metadonit

Një 39-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e Policisë për vjedhje.

Në momentin e arrestimit ai ishte i pavetëdijshëm, për shkak të mbidozës së metadonit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, qëllimi i 39-vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Ai jetonte në fshatin Gjashtë, Sarandë.