Bota Donald Trump do të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje ndaj shkrimtares

Donald Trump do të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje ndaj shkrimtares

Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj shkrimtares E. Jean Carroll. Kështu ka vendosur një juri e Nju Jorkut për ish-presidentin në gjyqin e së premtes për deklaratat e tij përçmuese dhe mohimin e akuzave për përdhunim në vitin 2019 kur ai ishte president i SHBA.

Por Trump u zotua të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin “absolutisht qesharak!”

Sipas jurisë komentet e Trump kishin dëmtuar reputacionin dhe mirëqenien emocionale të saj.

Vendimi i së premtes vjen përpara vendimit që pritet këtë muaj në gjyqin e mashtrimit civil të Trump që mund të kërcënojë perandorinë e biznesit të ish-presidentit, së bashku me katër paditë penale që janë në pritje të gjykimit dhe një seancë dëgjimore në Gjykatën e Lartë të SHBA-së për të vendosur nëse kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan mund të shfaqet në fletëvotim.