Aktualitet Teatri, përplasja mes qytetarëve dhe policisë në foto

Teatri, përplasja mes qytetarëve dhe policisë në foto

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka shkaktuar jo pak revolte tek qytetarët, aktivistët dhe përfaqësuesit e partive politike.

LSA ka fiksuar në foto disa nga momentet e përplasjes mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Mes turmës që janë përleshur me policinë bien në sy dhe ish-deputetët e opozitës, të cilët ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat për shkak të tentativave që bënë për t’u future ne perimetrin e Teatrit.

Ditën e sotme janë shoqëruar rreth 37 qytetarë në komisariat, ndërkohë që mes tyre dhe përfaqësues të partive politike dhe një gazetar.