Politika E rrallë! Meta poston foton e Ramës me Merkel

E rrallë! Meta poston foton e Ramës me Merkel

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një veprim që ka habitur shumëkënd. Kreu i shtetit ka postuar në Facebook një foto të Edi Ramës.

Ndërsa ka përshëndetur angazhimin e Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Meta e ka shoqëruar me një foto të Ramës dhe kancelares nga takimi i sotëm.

“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta.