Politika Edi Rama takon Mark Zuckerbergun në Mynih (FOTO)

Edi Rama takon Mark Zuckerbergun në Mynih (FOTO)

Dyzet kryetarë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në një konferencë të sigurisë në Mynih këtë javë, forumi kryesor në botë për diskutimin e politikës ndërkombëtare të sigurisë. Mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare ka takuar në Mynih edhe Mark Zuckerbergun. Rama ka postuar në Facebook foto gjatë bisedës me Zuckerbergun. Rama është një ndër politikanët që i përdor shumë mediat sociale.